MSH publikon raportin: Një i vdekur dhe 483 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se përgjatë 24 orëve të fundit 483 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin korona.

Një preson e ka humbur jetën ndërsa 1196 të tjerë janë shëruar.

45 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar dhe 1598 testime janë bërë gjithsej. 

Numri i rasteve aktive me COVID-19 është 4847.