Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë konfirmuar tetë qytetarë pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes teksa janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.249.

Në total numri i rasteve aktive është 50, përderisa në 24 orët e fundit janë vaksinuar vetëm 31 qytetarë.

Postimi i plotë:

12 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ️Në 24 orët e fundit janë dhënë 31 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ️Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.850 doza të vaksinës.
ℹ️Deri më sot 823.417 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ️Deri më sot janë dhënë 102.974 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ️Nga 243 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ️Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ️Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.249.
ℹ️Në total numri i rasteve aktive është 50.

➡️Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Vaksinohu!