lajmi i fundit

MSH publikon raportin e fundit, ky është numri i vdekjeve dhe rasteve të reja

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person nuk ka vdekur nga COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 619 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. , përcjell Ballkani.info.

Njoftimi i plotë:

29 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 157 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.825.998 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 821.983 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Deri më sot janë dhënë 101.471 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹ Nga 619 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.473.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 441.

➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!