16 raste të reja pozitive me Covid-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, derisa janë kryer gjithsej 198 testime.
Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se gjatë këtyre orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 8 qytetarë, përcjell Ballkani.info.
Njoftimi i plotë:
18 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 50 doza të vaksinës kundër COVID-19
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.149 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.550 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 103.070 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 198 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.282.
Në total numri i rasteve aktive është 101.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Vaksinohu!







