lajmi i fundit

MSh publikon raportin ditor – kaq raste të reja u konfirmuan

Ministra e Shëndetësisë ka njoftuar se një person ka vdekur nga COVID-19 gjatë 24-orëve të fundit.

Ndërsa sipas MSH-së nga 1 mijë e 252 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 36 persona, përcjell Ballkani.info.

Gjatë 24-orëve janë shëruar 41 persona.

Njoftimi i plotë:

2 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ️Në 24 orët e fundit janë dhënë 297 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ️Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.649 doza të vaksinës.

ℹ️Deri më sot 820.655 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ️Deri më sot janë dhënë 100.210 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

ℹ️Nga 1.252 testime, 36 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ️Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

ℹ️Sot janë shëruar 41 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.827.

ℹ️Në total numri i rasteve aktive është 570.

➡️Të dhënat e detajuara mund t’i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!