Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka konfirmuar se gjatë 24 orëve të fundit 28 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
MSH përmes një komunikate për media, bën të ditur se gjatë këtyre orëve është shënuar një viktimë, shkruan Ballkani.info.
“Sot janë shëruar 30 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.030”, thuhet në njoftim.
Komunikata e plotë e MSH-së:
09 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 183 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.626 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.061 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 100.552 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 928 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 30 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.030.
Në total numri i rasteve aktive është 541.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!







