MSH publikon raportin 24 orësh për Covid-19, sërish shënohet numër i lartë i rasteve pozitive

149 raste pozitive me Covid-19 janë shënuar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë këtyre orëve, janë kryer gjithsej 986 testime.

Për 24 orë, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Aktualisht, në vendin tonë janë 592 raste aktive me Covid-19.

Vlen të theksohet, se njëjtë si në vendet e tjera të rajonit, kohëve të fundit edhe në Kosovë është rritur numri i rasteve pozitive me Covid-19.