MSH-ja njofton për statistikat e pacientëve të shtrirë në spitalet e Kosovës, kjo ishte dita më e ngarkuar këtë muaj

Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot në vendin tonë janë konfirmuar gjithsej 48 mijë e 337 e me koronavirus, prej tyre 35 mijë e 790 janë shëruar.

Po ashtu ka edhe prej atyre që nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me koronavirusin. Deri më sot numri i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 1 mijë e 240.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një fotografi rreth ngarkesës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale nga rastet me COVID-19, ku në 19 ditët e fundit, numri më i madh i të shtrirëve në QKUK dhe spitalet rajonale ka qenë më 30 nëntor.

Në këtë ditë, 1010 pacientë kanë qenë duke u trajtuar për koronavirus, prej tyre 710 kanë qenë të konfirmuar pozitivë me këtë virus.

Numri i pacientëve që po trajtohen për koronavirus në QKUK dhe në spitalet rajonale ka pësuar rënie të lhetë ditëve të fundit.

Aktualisht aktivë me COVID-19 në Kosovë janë 11 mijë e 317 pacientë.