MSh-ja njofton për numrin e qytetarëve që janë vaksinuar deri më tani

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm sot në sallën “1 Tetori”, si dhe në qendrat e tjera për vaksinim janë dhënë 2 mijë e 097.

Sipas njoftimit të MSH-së, totali i vaksinave në nivel vendi dje ka arritur në 55 mijë e 237 vaksina.

MSh-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që të regjistrohen për vaksinim.

Njoftimi i plotë:

Gjatë ditës së enjte (20 maj 2021), në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dhe komunat e Kosovës janë dhënë 2.097 vaksina kundër COVID-19, ndërsa totali i vaksinave në nivel vendi dje ka arritur në 55.237.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara në të gjithë vendin.

MSh u bën thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID19.

Regjistrohuni në platformën: https://ekosova.rks-gov.net/, si forma më e mirë dhe më e shpejtë për të u regjistruar për Vaksinim.

Për lehtësimin e aplikimit në platformën eKosova, mund të i referoheni video udhëzimeve në vegëzat si më poshtë:

#Bashkëiadalim