MSH do të punësojë edhe 422 mjekë dhe infermierë tjerë

Ministria e Shëndetësisë do të rekrutojë edhe 422 punonjës shëndetësorë, mjekë dhe infermierë, për kujdesin parësor me qëllim të ballafaqimit me pandeminë dhe rritjes së kapaciteteve edhe për vaksinim.

Këtë e bëri të ditur kjo ministri, duke shtuar se këtyre ditëve për shërbime shëndetësore janë rekrutuar 1116 staf shëndetësor, duke përfshirë edhe 85 inspektorët sanitarë.

“MSH ka shfrytëzuar me rastin e hapjes së procesit të vaksinimit në masë të gjitha kapacitetet që i kanë pasë komunat për vaksinim, duke i ndihmuar ato edhe me inkuadrimin e të gjithë specializantëve në ekipe të vaksinimit. Në fillim kanë qenë 98 ekipe për vaksinim, pastaj 298 dhe së fundi 314”, thuhet për klankosova.

Ministria tha se po shfrytëzohen të gjitha kapacitetet që janë në dispozicion dhe se po synojnë të rrisin ato në të njëjtën kohë për të përmbushur planin e vaksinimit.