MSh bën thirrje për vaksinim kundër COVID, thotë se priten rritje të rasteve

Ministria e Shëndetësisë ka apeluar te qytetarët për vaksinim kundër virusit COVID-19, tani që rastet janë në rritje e sipër.

MSh ka dhënë detaje mbi vaksinat dhe qendrat e vaksinimit e testimit, duke bërë thirrje që të lajmërohen të gjithë ata që kanë simptoma.

Ky është njoftimi i MSh-së:

Të nderuar qytetarë,

Rastet me COVID-19 po shënojnë rritje dhe sipas projeksioneve të IKShPK, dinamika në rritje pritet të vazhdoj edhe në ditët në vijim.

Ministria e Shëndetësisë përmes institucioneve shëndetësore mundëson qasje të lehtë në:

– vaksina falas, të sigurta dhe efektive në qendrat e vaksinimit në të gjitha komunat, pavarësisht vendbanimit e shtetësisë,

– teste PCR falas në IKShPK dhe 6 qendrat rajonale (Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan),

– teste rapide falas në shumë prej QKMF-ve,

– trajtim klinik për Covid-19 në QKUK e spitalet regjionale.

Të nderuar qytetarë,

Nëse keni simptoma, lajmërohuni menjëherë në qendrat e testimit, nëse rezultoni pozitivi izolohuni sipas udhëzimeve.

Bartni maskën në mjedise të mbyllura.

Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit.

• Personat e moshës mbi 12 vjeç mund të vaksinohen me dozën e parë, të dytë dhe të tretë të vaksinës kundër COVID-19;

• Personat e moshës mbi 60 vjeç mund të vaksinohen edhe me dozën e IV-të (katër muaj pas marrjes së dozës së III-të)

• Fëmijët e moshës 5-11 vjeç me dozën e parë dhe të dytë.