MrBeast po dhuron një Tesla falas për një përdorues të Threads, për të festuar lansimin e platformës

YouTuberi i njohur MrBeast është rikthyer me mega dhuratat e tij – këtë herë, ai po dhuron një Tesla falas për një ndjekës të rastësishëm në platformën e sapo lansuar të Meta-s, Threads.

“Për të festuar lansimin e Threads, unë do t’ia jap këtë Tesla një ndjekësi të rastësishëm në 48 orë! Rishpërndajeni që njerëzit ta dinë”, tha YouTuberi i njohur në një postim në Threads të enjten.

Postimi i tij ka marrë qindra mijëra pëlqime.

Post by @mrbeast
View on Threads

Disa përdorues jashtë SHBA-së kanë pyetur nëse makina do t’u dërgohet nëse zgjidhet njëri prej tyre.

Mbetet e paqartë nëse dhurimi i veturës është i kufizuar vetëm për ndjekësit e MrBeast me bazë në SHBA.

Lansimi i platformës Threads pati një “shpërthim të madh” që nga dita e parë kur u regjistruan 30 milionë përdorues.

MrBeast është përdoruesi i parë që ka bërë një milion ndjekës në këtë platformë.