Mr. Rex sjellë Parisin në Kosovë (VIDEO/FOTO)

Tashmë është shndërruar si njëri prej kreatorëve më të pëlqyer në vend.

Koleksionet e tij me stil të veçantë nuk po ndalen dhe çdo vit ai po qëndisë diçka të re. Është Mr.Rex, kreatori që po sjellë diçka të re nga Parisi i Francës.
Gjatë këtyre ditëve ai po qëndron në kryeqytetin Francës, kohë kjo kur është duke u mbajtur edhe “Paris Fashion Week”.

Në postimet e tij në rrjetet sociale, Mr.Rex është parë duke përzgjedhur materiale dhe pëlhura, dhe më këto premton që do ta vizualizojë çdo hollësi në përsosmëri. Ai, do të sjellë shumë shpejtë koleksionin e ri për vajza dhe djem.

Mr.Rex është parë duke qëndruar dhe ka parë koleksionin e dizajnerit libanezo amerikan Rami Kadi, dizenjator ky që ka veshur edhe yllin më të madh në botë të muzikës, Beyounce.

Adresë për yje të mëdha në Kosovë padyshim që është edhe Mr.Rex.

Së fundmi nën pëlhurat e qëndisura nga ana e tij është parë të vishet edhe moderatori i Radio dhe Televizionit Dukagjini Fisnik Zymi. Këto veshje janë pjesë e koleksionit për meshkuj.

Mr.Rex synon të bëjë markën e parë shqiptare luksoze dhe kështu për të bërë histori në botën e modës.

Më poshtë shikoni dhe disa fotografi të moderatorit Fisnik Zymi me veshjet e Mr.Rex.