Mposhtet Albert Einstein nga një 11-vjeçar, përfundon testin e inteligjencës me 162 pikë

Një djalë nga Anglia ka marrë pikët të larta në testin e inteligjencës, duke mundur edhe Albert Einstein.

Aryan Kheterpal 11-vjeçar, arriti të marrë 162 pikë në testin e IQ, ndërsa Ajnshtajni besohet të ketë pasur një IQ prej 160 pikësh.

Mori certifikata të arta dhe të argjendta në Olimpiadën e Matematikës kur ishte 5 dhe 6 vjeç.

Ishte mjaft i zoti në zgjidhjen e një loje me puzzle, ku ishte edhe hera e parë që ai testoi inteligjencën.

“Kur mora përgjigjien nga testi isha shumë i lumtur, po ashtu dhe prindërit e mi. Prindërit më bënë dhuratë një udhëtim në Barcelona, pasi më pëlqejnë shumë plazhi dhe dielli. Ishte gjithashtu një kënaqësi të eksploroja arkitekturën e Gaudit. Unë gjithmonë kam qenë shumë i tërhequr nga matematika kështu që u gëzova shumë kur mora certifikatën e artë në olimpiadë”, tha Aryani.

Pikët e personave që testuan inteligjencën si Aryani fillojnë nga 85 deri në 115 pikë, kurse vetëm 2%  e pjesëmarrësve arrin te marrin më shumë se 130 pikë.