Fatmir Haxholli, i cili është sekretar i parë në Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, sot ka marrë një vërejtje me shkrim nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për reagimet dhe deklarimet e tija. Ai thotë se deklarimet i bënë çdo herë në mbrojtje të interesit publik, qytetarë dhe para së gjithash në mbrojtje të interesit shtetëror.

“Për reagimet dhe deklarimet e mia të vazhdueshme në mbrojtje të interesit publik, qytetarë dhe para së gjithash në mbrojtje të interesit shtetëror, unë sapo mora një Vërejtje me shkrim nga MPJD. Njëherësh për dallim prej pafund rekomadimeve, referencave, e vlerësimeve, në MPJD dhe jashtë saj, kjo është Vërejtja e parë në përvojen time profesionale, institucionale. Uroj që kjo të jetë edhe e fundit”, ka shkruar Haxholli.

Ai tutje, ka thënë nuk eka pritur që duke qenë qenë i zëshëm kundër veprimeve të Serbisë, do të vlerësohem apo avancohem në ndonjë mënyrë.

“Më duhet ta them që nuk kam pritur që duke qenë i zëshëm kundër veprimeve të Serbisë, do të vlerësohem apo avancohem në ndonjë mënyrë, dhe as që ka qenë qëllim i imi diçka e tillë, por më duhet ta them dhe ri-përserisë, që edhe sikur masa korigjuese ndaj meje të ishte vet suspendimi dhe largimi nga MPJD, në asnjë rast, nuk ushqej asnjë dilemë, që në të gjitha komunikimet e mia pararake, unë të veproja njësoj, përsëri”, ka shkruar Haxholli në profilin e tij në Facebook.

Ai ka shtuar se në mungesë të një arsyetimi eventual përmbajtësor, unë Vërejtjen ndaj meje me dokumente/dëshmi shoqëruese sikurse jane postimet e mia bashklidhur asaj, do t’i mbaj si si Referencë dhe Rekomandim, e kësisoj nuk do t’i ankimoj juridikisht.

Ai ka dhënë një sqarim në lidhje me informatat zyrtare se nuk i prek dimensionet e politikës.

“Për vërejtjen si informatë zyrtare që nuk prek dimensionin e politikës së jashtme, por vetëm personin tim, besoj që ja vlen që dikush t’i gëzohet idesë, që heshtja në diplomaci ka ndonjë vlerë!”./Ballkani.info