MPJ: Shpifja e radhës nga Daçiq, Kosova ka edhe marrëdhenie diplomatike me Dominikan (DOKUMENT)

Serbia po vazhdon luftën e saj për të zvogëluar numrin e shteteve të cilat e kanë njohur pavarësinë e Republikës Kosovës.

Sot ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, në një prononcim për ‘tanjug’, ka thënë se Dominika ka tërhequr njohjen për pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Një tjetër shtet tërheq njohjen për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Daçiq.

Mirëpo, në një prononcim për Ballkani.info, Jetlir Zyberaj, shef i kabinetit të ministrit Pacolli, thotë se kjo çfarë ka thënë Daçiq sot është mashtrim dhe spekulim, në vazhdën e mashtrimeve dhe spekulimeve të tjera.

“Ne kemi marrëdhenie diplomatike me Komonuealth Dominika, prandaj kjo është një shpifje e radhës nga Daçiqi dhe Serbia”, ka thënë Zyberaj.

Ekziston edhe dokumenti i nënshkruar për vendosjen e marrëdhenieve diplomatike me këtë shtet: