MPJ: Nuk jemi në dijeni që Agnesa Vuthaj po lobon për njohjen e Kosovës

Modelja shqiptare, Agnesa Vuthaj, përmes një statusi të gjatë në ‘Facebook’, ka bërë të ditur se është duke punuar fort për njohjen e Kosovës nga Nigeria, gjë që sipas saj nuk ka arritur ta bëj akoma asnjë Minister i Punëve të Jashtme, Kryeministër a President.

E për kërë përpjekje të saj, Insajderi ka kontaktuar me Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit në largim të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Ai ka thënë që MPJ-ja nuk është dijeni për këtë angazhim të modelës Agnesa Vuthaj, mirëpo e vlerëson shumë vullnetin e shprehur per t’i shërbyer vendit.

”MPJ, aktivitetin e vet e zhvillon ne linje zyrtare, ndersa e vleresojme angazhimin e secilit qe jep kontributin e vet pozitiv ne kete drejtim. Sa i perket pyetjes tuaj, jo, nuk kemi qene ne dijeni per kete angazhim, pasi qe s’ka pasur koordinim me neve, perkunder faktit qe e vleresoj shume vullnetin e shprehur per t’i sherbyer vendit”, ka thënë Zyberaj për Insajderin.