Në mëngjesin e sotëm në një paraqitje televizive, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq pretendoi se Afrika Qendrore e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës.

Tutje, ai thoshte se e ka edhe notën zyrtare të tërheqjes.

Por, pretendimet e Daçiqit, i ka mohuar Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Kosovës.

Ai tha se është e parëndësishme se çka thotë diplomati serb.

“Absolutisht jo, edhe pse është shume e parëndësishme se çka thotë Daçiq. Mashtrimet e tij i kane parë të gjithë se si kanë rezultuar në të kaluarën. Ne jemi në kontakte të vazhdueshme me të gjitha shtetet që e kanë njohur Kosovën, por edhe me ato që pashmangshëm do ta njohin shtetin tonë. Propaganda e Daçiq nuk ka fare ndikim në zhvillimet pozitive të vendit tonë në arenën ndërkombëtare”, u shpreh ai.

loading…