MPJ ka vendosur flamurin e Gjermanisë në ditën kur ky shtet merr presidencen e BE-së

Gjermania e ka marrë udhëheqjen e këshillit presidencial të Bashkimit Europian për gjashtë muaj.

Këtë kompetencë në muajt e deritashëm të vitit 2020 e kishte Kroacia, per t’ja kaluar kompetencen Gjermanisë.

Kjo procedurë e BE-së ka bërë që krerët e shtetit të Kosovës të kenë optimizëm, pasi në kohën më dinamike që po kalon Kosova, Gjermania do ta ketë një kompetencë tejet të rëndësishme në Bashkimin Europian.

Ministira e Punëve të Jashtme e ka mirëpritur këtë, madje në ndërtesen e kësaj minsitrie shihet flamuri i BE-së dhe Gjermanisë.

Meliza Haradinaj-Stublla e cila drejton këtë ministri ka publikuar fotografinë në Facebook.

Gjermania është përkrahëse e vazhdueshme e shtetësisë së Kosovës. /Ballkani.info/