Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka dhën detaje pas aksidentit të autobusit me pasagjerë kosovarë në Bullgari.

MPJD-ja përmes një njoftimi ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët e Kosovës që ishin brenda autobusit të vetëaksidentuar në mëngjesin e sotëm në Kystendil të Bullgarisë, janë transferuar nga kompania e njëjtë e autobusit në Kosovë dhe se nuk kanë pësuar lëndime trupore, me përjashtim të shoferit të autobusit që ka marrë lëndime të lehta.

“MPJD-ja me të pranuar informacionin, përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Sofje, ka komunikuar me autoritetet përkatëse, ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm konsullor dhe gjithashtu zyrtari i ambasadës ka dalur në vendin e ngjarjes për të ofruar asistencën e nevojshme”, thuhet në njoftim.

MPJD ka dhënë edhe arsyet që shkaktuan aksidentin.