MPJ-ja e Spanjës: S’ka plan për hapjen e Zyrës Ndërlidhëse në Kosovë

Gjatë ditës së sotme është raportuar se Spanja pritet të hapë zyrë ndërlidhëse në Kosovë, duke ditur qëndrimin që ky vend ka ndaj shtetit të Kosovës. E se do hapet kjo zyre e kanë mohuar Ministria e Jashtme e Spanjës duke thënë se kjo nuk ka ndodhur, dhe se dihet qëndrimi i tyre tanimë.

Në një përgjigje për Gazetën Metro, Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës, tha se nuk ka plan të hapë zyrë ndërlidhëse në Prishtinë.

Tutje në përgjigjen e tyre thuhet se tanimë dihet pozicioni i Spanjës që ka rreth Kosovës, dhe se kjo nuk do ndryshojë nëse nuk zgjidhet çështja përmes dialogut Kosovë-Serbi.

‘’Nuk ka asnjë plan për të hapur një zyrë ndërlidhëse në Prishtinë’’, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e MPJ’së së Spanjës.

Gjatë ditës nga ‘Demokracia’ u raportua se Spanja ka hapur zyrë ndërlidhëse në Prishtinë.

‘’Zyra ndërlidhëse e Spanjës, njëjtë sikur zyra ruse dhe ajo kineze do të hapet në UNMIK, por duke i informuar edhe institucionet e Kosovës për ekzistimin e saj. Mësohet se Borell po e garanton hapjen e zyrës spanjolle në këmbim të konstruktivitetit të kryeministrit Kurti dhe si shenjë që pesë vendet anëtare mosnjohëse të BE-së mund ta njohin Kosovën nëse ndodhë nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’’, thuhej në artikullin e mediumit.