MPJ ia falë “Kosovën e Metohinë” ambasadës turke në Beograd – ishte gabim teknik

Këshilltari i Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosoës, Jetlir Zyberaj ka thënë se pavarësisht se Kosovës iu është referuar nga ambasada turke në Beograd si ‘Kosovë dhe Metohi”, kjo ishte thjesht një gabim teknik dhe nuk do të ndikojë në prishje të marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

Përmes një shkrimi në Facebook, Zyberaj ka shkruar se Turqia është vend mik dhe partner i Kosovës dhe është ndër të parat që kanë njohur Kosovën dhe ka mbështetur njohjen ndërkombëtare.

“Gabimet teknike dhe keqkuptimet nuk ndikojnë në lidhjen e miqësisë sonë dhe nuk janë pasqyrë e cilësisë së partneritetit tonë që është i forte”, shkroi këshilltari i Behgjet Pacolli.

Ndryshe, sot Ambasada turke në Beograd ka “përmirësuar” gabimin e saj që e kishte bërë dje në një postim në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Ambasada turke kishte shkruar se ambasadori Tanju Bilgiç u takua me drejtorin e zyrës për Kosovë dhe Metohi, Marko Gjuriq, për të diskutuar situatën aktuale, kështu duke iu referuar Kosovës si “Kosovë dhe Metohi”.

Por sot, ambasada turke në Beograd pas reagimeve të shumta në këtë publikim nga komentuesit kosovarë, ka hequr pjesën Metohi dhe ka lënë vetëm emrin Kosovë në fotografitë ku shihen ambasadori turk në Beograd dhe drejtori i ashtuquajtur zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq.

loading…