MPJ franceze shpërndan deklaratën e QUINT për ngjarjet në veri

Ministria e Jashtme e Francës ka shpërndarë deklaratën ne vendeve të QUIN’t të cilët kritikojnë Kosovën për veprimet në Veri.

Madje, QUINT është shprehur e shqetësuar për faktin se Serbia ka vënë në gjendje gatishmërie ushtrinë e saj.

”Kosova dhe Serbia duhet të ndalojnë rritjen e tensioneve dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive për normalizimin e marrëdhënieve të tyre. E ardhmja e Evropës varet së pari nga ndjenja e përgjegjësisë dhe përkushtimi ndaj paqes”, thuhet në shpërndarjen që e ka bërë MPJ-ja franceze.

Për zhvillimet në veri ka reaguar dhe sekretari amerikan, Antony Blinken, i cili ka thënë se “Kosova ka përdorur dhunë në Veri”