MPJ e Rusisë: Kosova nuk është shtet

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha sot se nuk pajtohet me deklaratën e Komisionerit të ardhshëm Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borel, se nëse Kina, India dhe Rusia nuk e njohin Kosovën, nuk do të ishte një shtet.

“Unë nuk jam dakord me të, sepse Kosova nuk është një shtet, është një përpjekje e një numri vendesh që të shtyjnë me dhunë njohjen e këtij territori problematik në formën e shtetësisë. Nuk është shtet”, tha Zaharova në një konferencë për shtyp në Moskë, raporton Tanjug.

loading…