MPB ka ndërmarrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

Ministria e Punëve të Brendshme ka falënderuar subjektet politike për zhvillimin e aktiviteteve elektorale në kuadër të rendit dhe ligjit.

“Zgjedhjet e qeta dhe demokratike, shmangja nga çfarëdo incidenti apo provokimi, janë shenja të një kulture të lartë qytetare që po shfaqen në Republikën e Kosovës”, thuhet në një kumtesë të kësaj ministrie.

MPB njofton se në bazë të misionit të saj, që të kujdeset për sundimin e ligjit dhe sigurinë publike në tërë territorin e Kosovës, janë ndërmarrë masat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Kjo ministri njëherit fton përfaqësuesit e partive politike dhe qytetarët e Kosovës që të vazhdojnë të kultivojnë qytetari dhe kulturë aktive, duke respektuar secilin qytetar pa dallim, deri në përfundimin të garës elektorale.

loading…