Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate ka bërë të ditur se edhe shkollat në gjuhen serbe që punojnë me sistemin paralel, atë të Serbisë, janë mbyllur sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës për mbrojtje nga koronavirusi, por mediat serbe dhe drejtori i “Zyrës për Kosovën dhe Metohinë” në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, thonë të kundërtën.
Sipas Gjuriqit, shkollat në gjuhën serbe do të mbyllen nga e hëna.
Pra do të vazhdojnë me procesin mësimor edhe nesër.
Ai ka thënë se Qeveria e Serbisë ka marrë këtë vendim “duke parë situatën specifike në Kosovë dhe duke pasur parasysh se sistemi shëndetësor jashtë mjedisit serb nuk është i zhvilluar”.
Ndërkohë, portali “KoSSev” dhe media tjera serbe në Kosovë, kanë raportuar se shkollat në gjuhën serbe kanë vazhduar procesin mësimor.
Më herët edhe “Radio Kim” ka njoftuar se shkollat në gjuhën serbe në Graçanicë kanë vijuar procesin mësimor.







