Armët

MPB fillon fushatën për legalizimin e armëve

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme do të mbahet konferencë për media për procesin e legalizimit në përputhje me Ligjin nr. 05/l –134, si dhe njoftimin lidhur me fushatën për legalizim të armëve.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, Koordinatori Nacional i Strategjisë për Kontrollin e Armëve të Vogla të Lehta dhe të Eksplozivëve, njëherit zëvendësministri Izmi Zeka, si dhe znj. Alessandra Roccasalvo – u.d Përfaqësuese e përhershme UNDP.

Fushata për legalizim të armëve mbështetet nga misioni i UNDP-së në Kosovë në partneritet me Qeverinë gjermane – Zyrën për Punë të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë. (Objekti kryesor i MPB-së, ora 11:00)