Që nga dalja e tij prej On Records, thumbimet që i ka bërë në rrjetet sociale fansat i kanë ‘çuar’ në adresë të këtij labeli.

Një ‘diss’ për dikë e ka bërë edhe sonte reperi Mozzik, shkruan Ballkani.info.

Ai në Instastory ka hedhur një fotografi të cilës ia ka lënë një shkrim, duke iu drejtuar atyre që nuk e ndihmuan dikur atë.

“Njerëzit që nuk m’kanë dhënë pare sot po më lypin” janë fjalët e tij, por, nuk dihet saktë se për kë i ka thënë./Ballkani.info/