Mozzik takohet me Robin Krasniqin: T’i tregojmë botës kush jemi

Mozzik është takuar me kampionin Robin Krasniqi.

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik së fundmi është takuar me kampionin Robin Krasniqi.

Ai e publikoi në Instastory një foto ku shihet së bashku me të.

Mozzik mendon se ani pse me profesione të ndryshme, të dy kanë një qëllim, atë që t’i tregojnë botës se kush janë dhe gjithmonë këtë duke e bërë nëpërmjet sukseseve të njëpasnjëshme.

“Nuk ka asnjë sekret në pasojën e suksesit. Ai është rezultat i përgatitjes, punës së madhe dhe mësimeve nga dështimet’ – Kolin Pauell. Me jaranin Robin Krasniqi, kampionin botëror në fushën e boksit. Dytë profesione të ndryshe por dytë të njëjtin qëllim, t’i tregojmë botës kush jemi, të thyejmë rekordet e sukseseve. Të bëjmë krenarë Kosovën e Shqipërinë, e gjithë shqiptarët kudo në botë”, ka shkruar Mozzik.