Mozzik përmes rrjeteve sociale ka bërë dedikim zemre për personin më të dashur për të.
Mozzik në fund të vitit 2018 u bë baba për herë të parë, Loredana solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan Hana.
Që nga momenti kur u bë prind, Mozzik nuk i kursen fotografitë me vajzën, madje edhe dedikimet për të.
Njësoj ka vepruar edhe së fundi, ai postoi një fotografi me vajzën në prehër, që paraqet gjithë botën për të.
“Jeta jem në një foto…”, ka shkruar Mozzik mbi fotografi.








