Mozzik rruan flokët dhe shkon në Medinë

Mozzik ka udhëtuar drejt Arabisë Saudite.

Reperi ka bërë të ditur se gjendet në Medinë, dhe për këtë arsye ka rruar edhe flokët, njofton Klankosova.tv.

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij edhe foto të tjera duke treguar se ka vizituar Xhaminë e Pejgamberit.

Ndryshe, reperi ka pasur koncerte të shumta kohëve të fundit dhe me sa duket vitin 2023 e nisi duke iu përkushtruar fesë.