Mozzik reagon pas “rrëmujës” që shkaktoi në Big Brother

Pas dënimit të “Big Brother” për Donaldin, pasi theu rregullat duke futur reperin Mozzik në ambientet e shtëpisë, ka reaguar dhe ky i fundit. Si dënim, Donaldi shkoi automatikisht në nominim dhe nuk mori pjesë në televotimin për banorin që shkon në finale.

Donaldi tha se nuk kishte bërë asgjë me qëllim të keq ndaj banorëve dhe produksionit. “Shoqëria ime është më e shtrenjtë se ky format”, u shpreh Donaldi. Pas kësaj, ka ardhur dhe reagimi i Mozzik, i cili thotë se i qëndron fjalës që ka thënë, duke i uruar fitoren aktorit.