Mozzik publikon një pjesë të këngës “Cocaina” në gjuhën gjermane

“Cocaina” njihet si një ndër hitet më të suksesshme të reperit Mozzik.

Mozzik këtë projekt e kishte realizuar gjatë kohës kur ishte pjesë e “On Records”, ndërsa së fundi është rikthyer në kanalin YouTube.

Në llogarinë e tij në Instagram, Mozzik së fundi ka publikuar një video, në të cilën sjell në gjuhën gjermane këngën “Cocaina”.

“Kënga ime Cocaina në gjuhën gjermane”, ka shkruar ai mbi video.

Për ndryshe, Mozzik ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor, të cilin do ta sjell në duet me reperin Dardan.
https://www.instagram.com/p/ByBJzRWAF1Q/?utm_source=ig_web_button_share_sheet