Mozzik publikon mesazhin e fansit: Urime 7 Marsi mësuesi i hip-hopit

Mozzik ka publikuar bisedën me një ndjekës.

Mozzik, aktualisht është njëri prej reperëve më të suksesshëm në tregun e muzikës vendore.

Reperi po shijon suksesin e këngës së fundit “Auf Wiedersehen”, ndërsa nuk e ka ndalur punën rreth projekteve të reja.

Sot është 7 Marsi, Dita e Mësuesit, ndërsa me këtë datë Mozzik pranoi një mesazh interesant nga ndjekësi që e quan “mësues i hip-hopit”.

“Urime 7 marsi msusi i hiohopit”, ishte mesazhi që pranoi Mozzik, ndërsa ia ktheu publikisht me fjalët “Faleminderit shumë”.

Mozzik është shumë i komentuar edhe për jetën private edhe pas ndarjes nga Loredana, e kjo e fundit e ka përmendur atë në këngën e fundit “Angst”.