Mozzik publikon fotografi me krerët politikë që po gjykohen në Hagë, bën thirrje për lirimin e tyre

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, jo pak herë i ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale bindjet e tij politike.

Ai ka treguar se është një përkrahës i Partisë Deomkratike të Kosovës, gjersa jo pak herë është takuar edhe me liderët dhe ish-liderët e saj.

Mozzik ka pasur nderin që vitin e kaluar të mirëpritet në takim nga ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe nga idh-Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Ai u kishte dhuruar atyre albumin e tij “Mozzart” me autograf, gjersa edhe i kishte falënderuar për mbështetjen që i kanë dhënë si rap-artist.

Foto: Mozzik/InstaStory

Thaçi dhe Veseli, ashtu si edhe Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, tash e sa kohë po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë nën akuze për krime lufte, teksa tash e një kohë ekziston një fushatë e qytetarëve të Kosovës për lirimin e tyre.

Këtë fushatë po mbështet edhe Mozzik duek shfrytëzuar ndikimin e tij në rrjetet sociale për të bërë thirrje për lirimin e tyre.

Foto: Mozzik/InstaStory

Pasi publikoi disa imazhe nga takimi me ta, Mozzik shkroi në mbishkrimin e tyre “liri”, duke kërkuar kështu gjykim të drejtë për krerët politikë që ndodhen atje.

Ai gjithashtu ndau me fansat në InstaStory edhe një fotografi të Stemës së UÇK-së me imazhin e krerëve politikë të gjykuar, ku shkruhet “Kosovës i mungojnë”.