Mozzik publikon bisedën me nënën, kështu e uron ajo

Mozzik ndau një bisedë të këndshme me nënën e tij.

Reperi Mozzik po shijon suksesin e këngës “PP”, teksa pritet që shumë shpejt të vjen me tjetër projekt.

Ai asnjëherë nuk e lë anash familjen, nga e cila e ka përkrahjen më të madhe për të arritur këtu ku është tani.

Së fundi, Mozzik përmes një postimi ndau me ndjekësit një bisedë me nënën e tij, e cila e uron me fjalët më të ëmbla për sukses.

“Bravo nano, ishalla veq suksese  dhe mire, te perqafoj shum”, i shkruan ajo, ndërsa reperi ia kthen “Amin Inshallah nano, Te dua”.