Mozzik po vjen me “Dhelpër dinake”

Mozzik ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Mozzik përmes një postimi në Instagram, ka njoftuar fansat se po vjen me këngë të re, shkruan lajmi.net.

Ai ka postuar një fotografi, të cilën e realizoi në Kroaci, ndërsa bëri të ditur se po vjen me projektin “Dhelpër dinake”.

“Dhelper dinake po vjen, me ndrru lojën n’vjeshtë vec une di”, është mbishkrimi që reperi ia ka lënë asaj fotografie.

Për ndryshe, Mozzik së fundi është ndarë nga partnerja e tij, Loredana Zefi.

loading…