Mozzik: Përdorin maska për koronavirusin, jo kondoma për t’u mbrojtur nga AIDS-i

Mozzik ka ironizuar me çështjen e koronavirusit.

Koronavirusi ka shpërnadarë panik në mbarë botën, ngase janë alarmuar qytetarët nga e mbarë bota duke marrë masa mbrojtëse.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar reperi Mozzik, i cili ka ironizuar përmes një postimi në Instagram.

“900 njerëz infektohen nga koronavirusi dhe e gjithë bota vendosin maska, 30 milionë njerëz në botë kanë sëmundjen AIDS, por askush nuk dëshiron të përdorë kondoma”, ka shkruar ai.

Për ndryshe, Mozzik me projektin e fundit “Auf Wiedersehen” po kryeson tabelat në Gjermani.