Reperi i njohur

Mozzik për vrasjen e gruas në Pejë: Zoti e din se kumedit sa e sa gruaja dhunohet e rrihet

Reperi i njohur Mozzik ka reaguar për vrasjen e Gjyljeta Ukelli nga bashkëshorti i saj Edmond Lajqi sot në Pejë.

Mozzik përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka fajësuar institucionet përkatëse për këto raste.

“Nëse raste të tilla si dhuna në familje përfundojnë në institucione me fjalë si ” Të ri bre ju mirrni vesh se s’ju ka hije kështu ” A vallai krejt kemi kësi telashe ” S’ju ka hije bre e keni 1 fmi n’mes” e shumë ledhatime tjera që në disa raste unë mendoj që nuk duhet të bëhen.

“Zoti e din se kumedit sa e sa gruaja dhunohet e rrihet besa edhe në sy të fëmijëve e nuk e dijmë as ne e as askush jashtë shtëpisë tyre . Andaj shteti të fuqizojë mekanizmat e tyre që një grua / një vajzë / një nënë kur ka këso lloj situata mos ta mendojë 2 her por të vijë direkt te ju . Faljuni siguri e rehati femrave , faljuni besim . Zoti bekoftë qdo Grua Nënë që përballet me këto gjëra . Grave që u vranë në mënyrën më të rënde Zoti i mëshiroftë, e familjarët i forcoftë! E Gjykata ishalla e ka dorën e menën e hajrit në këto raste“, ka shkruar Mozziku në Facebook.