Mozzik paralajmëron projektin e ri muzikor përmes një video në TikTok

Reperi i njohur, Mozzik është drejt finalizimit të një projekt të ri muzikor.

Kështu ka bërë të ditur vet ai përmes një video të realizuar në TikTok, teksa promovon këngën e re nga makina.

“Besëpreme është në radhë”, ka shkruar Mozzik teksa në prapavijë dëgjohet një pjesë e shkurtër e projektit.

Foto: Mozzik/Instagram

Në anën tjetër, reperi nga Ferizaj po shijon suksesin e bashkëpunimit me Taynan dhe Butrint Imerin.

Kënga “Pare” u lansua pak ditë më parë dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 10 milionë klikime në YouTube.

@realmozzik Ohaaa menxi spo pres me nda me juve kete projekt 👿❤️‍🩹💔😘💃🕺 #Bespreme ♬ original sound – Mozzik

Mozzik ndërkohë që fundmi u përfol edhe për një lidhje të reja dashurie, pas postimi të një fotografie ku shihej me një femër afër.

Reperi ka mbajtur larg syrit të publikut jetën private që nga ndarja e bujshme me Loredanën, me të cilën ka një vajzë.