Mozzik me imazhe nga studio muzikore, po punon drejt albumit të ri

Reperi po përgatit projektet e reja muzikore.

Mozzik njihet si një ndër reperët më të dashur të shqiptarëve anembanë në botë, shkruan lajmi.

Ai muajin e kaluar lansoi këngën “Nëse Don” në bashkëpunim me Loredanën, projekt muzikor ky i cili ende po pushton top-listat evropiane.

Kënga kaloi numrin prej 1 milion klikime në Youtube brena 14 orësh dhe deri tani ajo ka arritur të mbledhë rreth 10 milionë klikime.

Ndërsa sot reperi ka publikuar disa fotografi në Instastory ku shihej se ishte në një studio muzikore.Video Player00:0000:05

Reperi u pa duke punuar drejt projekteve të reja muzikore, pasi që tashmë edhe ka paralajmëruar albumin e ri, i cili po vjen së shpejti.