Mozzik me “Auf Wiedersehen”, a i është dedikuar kënga Loredanës

Reperi kosovar, Mozzik sapo ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga mban titullin ‘Auf Wiedersehen’ dhe është realizur për tregun gjerman, ndërsa në fund ka shtuar edhe një fragment në gjuhën shqipe.

Kënga u lansua pas mesanate në ditën e të dashuruarve, që për Mozzikun është 14-shkurti i parë i ndarë pas një martese të përfunduar para kohe me këngëtaren e re Loredana, shkruan Ballkani.info

Teksin e ka shkruar vetë reperi.

Më poshtë kënga e reperit më aktual në Kosovë dhe rajon, Gramoz Aliu (Mozzik).

/Ballkani.info/