Mozzik: Loredana po vjen me një hit

Loredana Zefi muajt e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave shqiptare dhe zvicerane.

Bukuroshja shqiptare ishte akuzuar se në bashkëpunim me familjarët kishte mashtruar një grua zvicerane Petra Z., të cilës thuhet se i kanë zhvatur qindra mijëra euro.

Megjithatë këngëtarja po vazhdon me video projekte të reja muzikore si dhe koncerte të ndryshme.

Bashkëshorti i saj, reperi i njohur si Mozzik, ka treguar se biondina është duke punuar në një këngë të re.

“Me datën 05 Korrik, Loredana godet me një mega hit”, ka shkruar ai ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, Mozzik dhe Loredana kujtojmë se janë prindër të një vajze të quajtur me emrin Hana.

loading…