Mozzik konfirmon duetin me Unikkatilin: Më në fund ndodhi kjo ëndërr

Dy reperët e njohur shqiptar, Mozzik dhe Unikkatili kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim.

Lajmi është bërë i ditur nga vet Mozzik, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, duke treguar se kjo ëndërr e tij e madhe po bëhet realitet tashmë për të.

“Humbën edhe shkronjat gati duke e postuar këtë foto…po më në fund ndodhi kjo ëndërr e ndjekur me punë e vullnet”, ka shkruar Mozzik në Instagram.

I njëjti ka bërë të ditur se bashkëpunimi i tyre publikohet sot (e diel), në orën 18:00.

https://www.instagram.com/p/B0J7uPGCG-s/?utm_source=ig_embed

Ky është ndër bashkëpunimet e rralla të reperit Unikkatil me reperë tjerë jashtë label-it të tij, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Kosovë.

loading…