Mozzik hesht, Loredana shijon suksesin e parë të këngës “Angst”

Loredana Zefi të enjten pas mesnatës publikoi këngën e re.

Loredana Zefi erdhi sërish fuqishëm me projektin e ri muzikor me titull “Angst”.

Kjo këngë bëri bujë të madhe edhe për faktin se në të flet për jetën e saj private, përfshirë edhe ish-partnerin e saj Mozzik.

Projekti i ri po pritet shumë mirë nga fansat, madje deri tani ai ka marrë 2.7 milionë klikime në YouTube.

Ani pse e përmendi në tekst dhe e përfshiu në klip, Mozzik nuk e tha asnjë fjalë të vetme për këngën e re të Lorit.

Loredana është emër që po shënon sukses të jashtëzakonshëm edhe në tregun e huaj, ajo qëndron në krye të tabelave gjermane dhe atyre zvicerane.

Reperja muajt e fundit është përfolur për një lidhje të mundshme me reperin Zuna, por këto pretendime që të dy i kanë mohuar përmes një deklarate.