Mozzik gati për albumin e ri, lloj-lloj këngë

Reperi kosovar i njohur si Mozzik, ka kohë që i është përkushtuar albumit të ri.

Ai pas disa sukseseve, veçmas bashkëpunimit me bashkëshorten e tij, Loredanën ku bën edhe famë ndërkombëtare, ka përgatitur disa këngë.

Mozzik përmes një postimi në Instagram, ka bërë të ditur se këngët janë të ndryshme dhe kanë përfunduar, e albumi shumë shpejtë lansohet.

“M’paska marr malli me hi studio amo veq mi ngu kongt qe i kom perfundu .. ( llojlloj ) Bombardoni me komente kush o te prit Albumin?”, ka shkruar Mozzik.