Mozzik falënderon fansat për përkrahje: Falë jush jam këtu sot, ky vit do të jetë shumë interesant

Rap-artisti nga Ferizaj, Mozzik, është shumë aktiv dhe ndan me fansat në rrjete sociale imazhe e video të ndryshme.

Ai se fundmi ua ka dhënë mundësinë që të pyesin më shumë përmes opsionit pyetje-përgjigje.

Ndonëse ka biseduar me disa nga fansat, ai më vonë në një tjetër postim është shprehur i lumtur dhe falënderues për secilin prej tyre.

Foto: Instagram

Gramos Aliu (emri i vërtetë) po ashtu ka premtuar se ky do të jetë një vit shumë interesant.

Postimi i plotë i Mozzikut (pa ndërhyrje):

“Nuk kam shans me iu përgjigj secilit e secilës veç ta dini se jam mirënjohës ndaj secilit..që falë juve jam ku jam sot. E mundem me qenë shumë i zënë se jam gjithë kohën duke punuar..por asnjëherë nuk iu harroj prej ku jemi nis bashkë e deri ku kemi arritur.

E edhe sa rrugë kemi përpara. Ju dua sinqerisht.

Ky vit do të jetë shumë shumë interesant”. 

Foto: Instagram