Mozzik dhe Loredana sot publikojnë duetin e parë nga albumi

Çifti i shumë komentuar i showbizzit sonte do publikojnë duetin e parë nga albumi.

Këtë e ka bërë të ditur Mozzik.

“00:00 Rosenkrieg sonte”, ka shkruar Mozzik në një postim të publikuar në Instagram i cili shihet pranë Loredanës.

Ky bashkëpunim i tyre është pjesë e albumit “No Rich parents” të cilin nuk kanë zbuluar detaje se kur do publikohet.

Ndryshe, Loredana dhe Mozzik janë ribashkuar sërish pas disa muajsh ndarje.