Mozzik dhe Loredana sjellin ‘Romeo dhe Juliet’

Çifti i famshëm kanë publikuar edhe bashkëpunimin e tyre të dytë.

Mozzik dhe Loredana kanë publikuar me videoklip këngën e paralajmëruar tash e sa kohë.

‘Romeo & Juliet’ ka titullin kënga në të cilën ata këndojnë për dashurinë e tyre të madhe ndaj njëri-tjetrit, shkruan Gazeta Express. Kjo është hera e dytë që ata vijnë bashkë në një këngë, pas hitit ‘Bonnie & Clyde’, ku kanë krahasuar veten edhe me një çift tjetër të famshëm të historisë.

Në fund të vitit të kaluar, Loredana dhe Mozzik janë bërë prindër për herë të parë, kur ka ardhë në jetë Hana.