Mozzik dhe Loredana shprehin ngushëllime për vdekjen e Sefa Kaya(FOTO)

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik ka shprehur ngushëllime për vdekjen e menaxherit Sefa Kaya këtë mëngjes.

Sefa Kaya vdiq në një vetaksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj në orët e hershme të mëngjesit.

Ai ka qenë i njohur si menaxher i reperit të njohur shqiptar, Azet, por më herët i ka menaxhuar edhe Mozzikun dhe Loredanën.

“Zoti të pastë mëshiru me xhenet inshallah”, ka shkruar Mozzik në Instastory, përcjell Ballkani.info.

Në anën tjetër, ngushëllime ka shprehur edhe gruaja e Mozzik, Loredana Zefi, e cila përmes një ‘story’ në Instagram ka shprehur dhimbjen e saj për vdekjen e menaxherit të njohur. /Ballkani.info